Nagavci: Osmani nuk është kandidate konsensuale, Kosova ka nevojë për një emër që bashkon partitë

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk gëzon mbështetje të plotë politike për të qenë kandidate konsensuale për postin e presidentes së Kosovës.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Nagavci tha se një kandidat konsensual duhet të jetë një figurë që nuk vjen nga skena aktuale politike dhe se për zgjedhjen e presidentit nevojitet dialog dhe pajtueshmëri mes partive.
Sipas saj, Vetëvendosje ka emra që mund të konsiderohen konsensualë për këtë pozitë, por vendimi duhet të jetë rezultat i negociatave me partitë që do të marrin pjesë në procesin e votimit.
Nagavci theksoi se çështja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend dhe se ende ka kohë për të arritur një marrëveshje.

