Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO

Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e

Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt.

Kryebashkiaku mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda, vazhdon me sagën e zvarritjeve të proceseve gjyqësore duke përdorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.

9 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futja e sendeve të ndaluara në qeli, janë akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt.

Mbi 60 mijë faqe me fakte dhe prova janë dërguar në gjykatë, me të cilat qartësisht nga skemat dhe skenarët që përdor Erion Veliaj ka frikë të përballet.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës prej një viti ka përdorur justifikime të ndryshme për të mos shkuar në seancat në GJKKO, ndërsa nga ana tjetër kryen prej kohësh me ushtarët e tij mediatikë një sulm agresiv ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Paguhen me qindra mijëra dollarë nga vëllai i tij për raporte kundër drejtësisë, shkruhen me dhjetëra artikuj të paguar kundër drejtësisë nga mediat ndërkombëtare.

Prej një viti Veliaj vijon skemat: hiq avokat, vendos avokat, avokatë që sëmuren dhe shumë pretekste të tjera vetëm e vetëm për të mos u zhvilluar procesi gjyqësor normalisht.

Në seancën e shkuar pretekst për shtyrjen e seancës gjyqësore ishte Ajola Xoxa, e cila shprehej se për shkak të gjendjes shëndetësore pas lindjes nuk mund të shkonte në seanca dhe nuk dëshironte që në seancë të përfaqësohej vetëm nga avokatët por donte të ishte vetë e pranishme.

Kështu seanca u shty për në datën 21 korrik e cila duket se do të jetë një tjetër datë formale pasi sërish Veliaj do të përdorë të tjera makinacione për të shtyrë seancat.

Stategjia e tij është e zbuluar: Erion Veliaj ka vendosur të mos gjykohet dhe përdor skenarë për të vazhduar pafundësisht me shtyrjen e seancave.

Çfarë alibie do të përdorë sot për shtyrjen e seancave?/ Marrë nga "CNA.al"

EMISIONET