VIDEO/ Rama ndan pamjet: Nisi për mbrojtjen e mjedisit, bitisi me ndotjen e vetvetes

Një simbol flamingoje i hedhur në tokë, shishe plastike dhe letra... këto janë çfarë mbetën nga protesta e 22-të përpara kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale pak minuta para se të trokiste mesnata, ku duken edhe mirëmbajtësit e rrugëve që më pas janë kujdesur për pastrimin.

Në shkrim, kreu i qeverisë nxjerr në pah kontrastin e protestës e cila nisi për mbrojtjen e mjedisit, por përfundon ndryshe.

“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”, shkruan Rama.

EMISIONET