Studimi: Macet krijojnë lidhje emocionale me njerëzit, njësoj si foshnjat dhe qentë

Studimi: Macet krijojnë lidhje emocionale me njerëzit, njësoj si

Macet mund të jenë shumë më të lidhura emocionalisht me njerëzit sesa besohej deri më sot. Një studim i publikuar në revistën shkencore Current Biology dhe i kryer nga studiues të Oregon State University zbuloi se shumica e maceve krijojnë lidhje të sigurta emocionale me kujdestarët e tyre, të ngjashme me ato të foshnjave dhe qenve.  

Gjatë eksperimentit, macet kaluan disa minuta me pronarët e tyre në një mjedis të panjohur, më pas mbetën vetëm dhe, në fund, u ribashkuan me ta.

Studiuesit vunë re se shumica e maceve shfaqnin qetësi dhe besim kur pronarët ishin pranë, ndërsa tregonin shenja të lehta stresi gjatë mungesës së tyre.  

Rreth 65% e maceve të studiuara u klasifikuan si të lidhura në mënyrë të sigurt me kujdestarët e tyre, një përqindje shumë e ngjashme me atë të vërejtur te foshnjat njerëzore. Sipas studiuesve, gjetjet sfidojnë stereotipin se macet janë kafshë të ftohta dhe të pavarura, duke treguar se ato i shohin njerëzit e tyre si një burim sigurie dhe ngushëllimi.  

EMISIONET