Susaj: Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë dhe bashkoi shqiptarët, është shpresa për të ardhmen

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, pedagogu Lush Susaj ndau qëndrimet e tij mbi situatën politike dhe protestën qytetare, të cilën e cilësoi si një moment kyç për Shqipërinë, duke theksuar se ajo bashkoi qytetarët përtej ndasive politike dhe përcolli një mesazh të fortë për mbrojtjen e interesit publik.

" As 1000 vjet me jetu unë Edi Ramës nuk i besoj dhe këshilloj çdo shqiptar mos t'i besojnë, sepse ai don me të rrejt me patjetër, me të prish mjedisin me patjetër, me të prish investimet me patjetër, me të largu elitën me patjetër, me të largu popullsinë me patjetër.

Por ka një problem. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, vendet mike të Shqipërisë, të cilat i falënderoj nga zemra, për shkaqe gjeopolitike po bëjnë të gjithë ç'ka të mundin që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian dhe kjo është fat i madh për Shqipërinë. Së dyti, unë këtë protestë e shoh si shpëtimin e Shqipërisë.

Kjo protestë sjellimi kah të doni po duhet të themi e shpëtoi Shqipërinë. Kjo ka qenë shpëtimi i Shqipërisë dhe e bashkoi kombin shqiptar. Unë aty jam qysh natën e parë dhe kam shku aty sepse nuk dija se çfarë po bëhet, po kur pashë që u rrethova nga do studentë e njerëz të rinj, edhe bërtisnin poshtë komunizmi, thashë shyqyr që kjo nuk është lëvizje marksiste, që do ta dehumanizonte edhe më tepër Shqipërinë e njeriun, por është një lëvizje për mjedisin, për të mirën e Shqipërisë. Dhe kjo protestë e bashkoi kombin shqiptar dhe shoh aty të majtë, e të djathtë, e socialistë, e eksponentë të të gjitha forcave politike. Kjo protestë na nderoi ne, na mbrojti dinjitetin dhe fytyrën e zhuritur, e të shkelur me këmbë e të ënjtur prej goditjeve të kësaj qeverie të papërgjegjshme.

Dhe i tha botës që shqiptarët janë një komb i qytetëruar, që reagojnë e nuk janë komb delesh, nuk janë dele. Madje i tha botës së qytetëruar që shqiptarët janë popull që arrin me e bë zap pjellën e vet të keqe, siç thoshte At Zef Pllumi, këtë rrugaçëri politike e shoqërore, e bën zap kur lëviz populli. Shoh aty në atë protestë, shoh që ka pjekuri, ka një farë gradualiteti, ka një koordinim shumë të mirë",u shpreh Susaj.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET