PO NDODH/ “JU ERDHI FUNDI!” – Mbarojnë fjalët, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë.

Menjëherë pas mesazheve të lëshuara nga podiumi, turma masive e protestuesve ka nisur një marshim masiv nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me tone të ashpra dhe thirrje të njëpasnjëshme, protestuesit po marshojnë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë, ndërsa në kor dëgjohen parullat drejtuar udhëheqësve kryesorë politikë të vendit.

“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë thirrjet kryesore që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve në këto momente.

 

EMISIONET