Plas l*fta për vjedhje, ujqërit dërgojnë në betejë delet e tyre

Plas l*fta për vjedhje, ujqërit dërgojnë në betejë

Lufta e vërtetë nuk bëhet për qytetarët, por për "karrigen" e florinjtë! Komisioni i Ligjeve është shndërruar në arenën ku klanet e Partisë Socialiste po përplasen për të kapur institucionin që vulos fatin e miliona eurove të tenderave publikë në Shqipëri. Nuk është thjesht një pozicion administrativ, është "çelësi" i arkës së shtetit!

Gara po zhvillohet në prapaskenë, ku figurat kryesore të mazhorancës po luftojnë "për brirësh" për të vendosur njeriun e tyre në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Kush janë "hajdutët e radhës" që duan të kapin arkën e shtetit?

Ismail Shehu (Ushtari i Manjës): Njeriu që ka qenë "hija" e Ulsi Manjës në Ministrinë e Drejtësisë. Tani duan ta instalojnë në KPP që të vulosë çdo vjedhje që kalon andej, duke garantuar që "qarkullimi i parave" të mos ndalojë kurrë për klanin e tij.

Enea Hoti (Besniku i Çuçit): Nga Vlora në Tiranë, Hoti është ndërtuar si "garancia" e Bledi Çuçit. Nëse e kap ky postin, tenderat e Vlorës dhe të mbarë vendit do të jenë nën "kujdesin" e tij të veçantë.

Martil Sula (Mjeshtri i "mbijetesës"): Nga Spitali i Traumës, Sula kërkon të kalojë te "miliardat". Kur ke shpëtuar nga drejtësia për skandalet në spital, KPP-ja duket si shpërblimi i duhur për besnikërinë ndaj partisë.

Behar Zeneli (Karta e fundit e Veliajt): Sekretari i Bashkisë Tiranë, nën hijen e kryebashkiakut të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Zeneli është "garancia" e mbetur që vjedhjet e mëdha të Bashkisë të vazhdojnë të marrin vulën e KPP-së, pavarësisht se koka e klanit po përballet me ligjin.

Kjo nuk është garë për shërbim, është ndarje plaçke mes miqve të pushtetit! Ndërkohë që qytetarët mezi ia dalin, klanet po zihen për ta pasur ata kontrollin e plotë mbi fondet publike./JOQ

Shënim: Ky material nuk është prodhim editorial i "Oranews.tv", por është ripublikuar nga "JOQ Albania" për qëllim informimin e publikut mbi një çështje të pretenduar me interes publik. Përmbajtja e tij, përfshirë çdo pretendim, deklaratë, akuzë dhe opinion i atribuohet "JOQ Albania"-s. "Oranews.tv" mbetet e hapur për të publikuar çdo reagim, sqarim ose përgënjeshtrim nga personat, apo subjektet e përmendura në material, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

EMISIONET