Islami për deklaratat nga Serbia: Retorika ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, duhet forcim i shtetit

Islami për deklaratat nga Serbia: Retorika ndaj Kosovës nuk ka

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, si dhe mbështetjes që ajo ka marrë nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Islami ka thënë se deklaratat e zyrtarëve serbë tregojnë se qasja dhe retorika ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar.

Sipas tij, Daçiq, të cilin e ka cilësuar si bashkëpunëtor dhe pasues politik të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, ka dalë në mbrojtje të Paunoviqit pas deklaratave të saj për periudhën e luftës në Kosovë.

Islami ka theksuar se mungesa e një dënimi nga Qeveria e Serbisë ndaj këtyre deklaratave tregon, sipas tij, një pranim të heshtur të qëndrimeve kundër Kosovës.

“Heshtja e Qeverisë së Serbisë, e cila nuk e ka gjykuar apo dënuar këtë qëndrim, dëshmon se ajo pranon në heshtje ambiciet për një pushtim klasik të Kosovës”, ka shkruar Islami në Facebook.

Ai shtoi se kjo retorikë nuk është e re dhe se Kosova duhet të punojë në forcimin e saj ekonomik dhe në aspektin e sigurisë, në mënyrë që të jetë e përgatitur për çdo situatë.

 

EMISIONET