“Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara”/ Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara.
Lideri i qeverisë theksoi se Shqipëria po jep rezultate dhe po sjell standardet europiane më pranë qytetarëve të saj. Sipas tij, po ndërtohet një Shqipëri ku qyetarët duan ta shohin si pjesë të BE-së.
“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. Se e sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të ‘Epokës së re’. Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë. Nuk mundem veçse të theksoj, Thomas, ishte shumë irlandeze. Super e martë. Shpresoj që ju ta ruani këtë ambicie.
Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengesave. Po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare të BE-së. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe janë gjithmonë më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon. Duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate për njerëzit tanë”, tha Rama.

