“Ku është Presidenti?”/ Prençi "shpërthen": Dy institucionet që ‘u zhdukën’ pas protestave

Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, i ftuar ishte Shemsi Prençi, i cili komentoi protestën masive të qytetarëve dhe reagimin e institucioneve shtetërore në ditët pas saj.

Prençi ngriti shqetësimin për mungesën e reagimit nga Presidenti i Republikës dhe Avokati i Popullit, duke i cilësuar si dy figura që duhet të kishin pasur qëndrime publike për situatën.

“Ku është Presidenti? Ku është Avokati i Popullit? Dy institucione që duhet të ishin të parët që reagonin kur qindra mijëra qytetarë dolën në protestë, por nuk ka asnjë reagim.”-tha Prençi.

Ai shtoi se mungesa e tyre e bën edhe më të thellë ndjesinë e mosadresimit institucional të shqetësimeve të qytetarëve.

“Qeveria nuk i pyet qytetarët kur merr vendime të rëndësishme, por reagon vetëm kur ata dalin në rrugë. Kjo tregon mungesë konsultimi dhe një krizë besimi mes institucioneve dhe qytetarëve.”-shtoi ai.

EMISIONET