Marine Le Pen mbështet Giorgia Melonin pas përplasjes publike me Donald Trump

Marine Le Pen ka mbështetur kryeministren italiane Giorgia Meloni pas një përplasjeje publike të kësaj të fundit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Trump kishte bërë komente ironike për Melonin, duke thënë se ajo i ishte “lutur” për një foto gjatë samitit të G7 dhe duke e akuzuar për përdorim politik të marrëdhënies së tyre.
Meloni i hodhi poshtë këto deklarata, duke i quajtur të pavërteta dhe duke i kërkuar Trump të merrej me çështje të tjera.
Në një intervistë për radion franceze France Culture, Le Pen tha se e kupton reagimin e Melonit, duke e lidhur atë me ndjenjën e krenarisë kombëtare. Ajo shtoi se ngjarja nuk përbën një krizë mes dy vendeve, por mund të krijojë një ftohje në raportet personale mes dy liderëve.

