Aksident i rëndë në Librazhd-Qafë Thanë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset

Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:45, në zonën e njohur si “Kthesat e Qafë-Thanës”, një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur disa metra në anë të saj.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.
Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e kamionit nga rruga.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen dhe pasojat e saj.


