KOHA, SFIDA E DREJTËSISË! Ministri Gogu: Qytetarët presin ende në korridoret e gjykatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se vonesat në gjykata dhe mungesa e  magjistratëve mbeten sfidat kryesore të sistemit, ndërsa plotësimi i vakancave dhe rritja e besimit të qytetarëve janë prioritete.

Në një konferencë të posacme, Ministri njoftoi se Agjencia e Trajtimit të Pronave do të hapë dyert dy ditë në javë për takime direkte me qytetarët për të përshpejtuar zgjidhje

Koha e pritjes së qytetarëve  mbetet një prej sfidave të mëdha të drejtësisë Shqiptare sipas ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Aktualisht në sistemin gjyqësor mungojnë 111 magjistratë, duke e bërë plotësimin e vakancave një nga prioritetet kryesore.

Ritmi i institucioneve të pavarura dhe rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi janë dy sfida të tjera të drejtëisë sipas ministrit Gogu

Ministri theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të reformës, ku vlerësimi i sistemit matet përmes përvojës së qytetarëve me drejtësinë e përditshme.

Edhe pakënaqësitë e qytetareve me agjencitë shtetërore të trajtimit të pronave do të marrin përgjigje.

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të hapë dyert dy ditë në javë për takime të drejtpërdrejta.

Ministri i Drejtësisë dha detaje për ecurinë e punës për Kodin e Ri Penal, duke theksuar se një process të kujdesshëm dhe pa nxitim.

Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor

Duke komentuar gjetjet e raportit të fundit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit, Gogu tha se dëshmon ecurinë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa theksoi se Objektivi kryesor mbetet përmbushja e piketave përmbyllëse të Kapitullit 23 deri në shtator 2027.

EMISIONET