Zendaya "krijon" trendin e ri të bukurisë, grimi me cepin e bardhë të syrit bëhet viral

Zendaya "krijon" trendin e ri të bukurisë, grimi me cepin e

Zendaya di si ta kthejë një dalje në tapetin e kuq në moment viral, por paraqitja e saj në premierën e “The Odyssey” në Londër duket se ka nxitur një fiksim të ri për makeup-in: ngjyrën e bardhë në cepin e brendshëm të syrit.

Aktorja u shfaq me një veshje couture nga Schiaparelli, me një bust porcelani të strukturuar dhe fund me thekë, stiluar nga Law Roach. Flokët, të realizuar nga Coree Moreno, ishin frymëzuar nga estetika greke: gjysmë të kapur me gërshet dhe pjesa tjetër e lëshuar në onde të buta.

Por detaji që mori më shumë vëmendje ishte grimi.

Makeup artist-i i saj, Ernesto Casillas, tha për “Harper’s Bazaar” se donte t’i jepte Zendaya-s një pamje “si perëndeshë greke”, me lëkurë të ngrohtë, të ndriçuar nga dielli, dhe sy që reflektonin natyrën e fustanit.

Zendaya "krijon" trendin e ri të bukurisë, grimi me cepin eSekreti ishte te cepi i brendshëm i syrit: një hije e ndritshme që krijonte kontrast të butë me tonin e lëkurës dhe e bënte gjithë grimin të dukej më i freskët.

Pjesa tjetër e grimit ishte: blush rozë, lëkurë me shkëlqim natyral dhe buzë të konturuara lehtë, me efekt glossy.

Me pak fjalë, nëse deri tani ngjyra e bardhë në cepin e brendshëm të syrit ishte thjesht një truk grimi, Zendaya e ktheu në fiksimin e momentit.

EMISIONET