PËRBALLJA NË GJKKO/ Ilir Selmani: S’kam gisht në vr*sje! E ëma e Santiago Malkos: Ose ky në burg, ose më sillni djalin

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj Ilir Selmanit i dyshuar si pjesë e grupit që ka vrarë ish-efektivin e policisë, Santiago Malko.
Para gjykatës foli vetë i dyshuari, i cili tregoi para togave të zeza se ishte i pafajshëm në këtë çështje.
P[por ndryshe nga i pandehuri, e ëma e viktimës kërkoi burgosjen e Selmanit
DEKLARATAT NË GJYQ
Ilir Selmani: “Deklaroj që jam i pafajshëm! Nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje”.
E ëma e viktimës: “Ky më ka vrarë djalin, të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj dhe nxirreni jashtë këtë”.
SPAK ka kërkuar dënimin me 28 vite burg. Selmani u lirua pak kohë më parë në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.


