Një shekull jetë: rrëfimi i 101-vjeçares që nuk di të gatuajë

Një shekull jetë: rrëfimi i 101-vjeçares që nuk di

Renata Pucci di Benisichi,  është një zonjë e mrekullueshme 101-vjeçare, shkruan il fatto quotidiano It.

“Mendoj për vdekjen dhe kam frikë prej saj. Besoj thellësisht te Zoti. Por, e dini çfarë? Shpesh më mungom  zbritja e  shkallëvr dhe të ha një mandarinë, të dal në mbrëmje, të hip në makinë.,  shprehet  ajo kur e pyesnin për sekretin e jetgjatësisët

Ajo vjen nga një familje e njohur aristokrate e Palermos. I ati, i diplomuar në drejtësi, ishte një pronar i pasur tokash.

Në një intervistë për Corriere della Sera, fisnikja kujton shumë mirë referendumin e vitit 1946: “Votova për Republikën, por me një shpatë të ngulur në zemër, sepse edukimi që kisha marrë nuk ishte aspak ai.”

Gjithmonë e lirë dhe e pavarur, ajo rrëfen: “U diplomova për anglisht në Institutin Oriental të Napolit dhe më pas kam dhënë mësim për shumë vite në Universitetin e Palermos. Isha përkthyesja personale e Burt Lancaster gjatë xhirimeve të filmit ‘Il Gattopardo’.

Renata Pucci di Benisichi u martua në vitin 1953 me inxhinierin Marcello Zanca. Vajza e tyre, Maria Catena, ndërroi jetë në vitin 2020.

Po si arrihet deri në 101 vjeç?

Ajo përgjigjet: “Nuk di të gatuaj asgjë. Në orën 9 të mëngjesit ha mëngjes me çaj dhe një briosh të ngrohtë. Në drekë ha makarona me fasule ose me salcë, si edhe krakerë me Philadelphia dhe reçel ose fruta. Në darkë dal gjithmonë jashtë.”

“Ja pra që edhe kush nuk di të  gatuajë mund të arrijë 101 vjec”, thekson ajo.

EMISIONET