Miekley: Pushimet duhen jetuar, jo domosdoshmërisht ti postojmë në rrjetet sociale

Psikologia Bona Miekley ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku ndau këndvështrimin e saj mbi fenomenin e publikimit të pushimeve në rrjetet sociale dhe motivet që i shtyjnë njerëzit të ndajnë momentet e tyre online.

Miekley tregoi se këtë verë kishte zgjedhur të mos publikonte asnjë foto apo video nga pushimet, pasi dëshironte ta shijonte plotësisht kohën me njerëzit e saj të dashur dhe ta përjetonte arratisjen nga përditshmëria larg ekranit.

Megjithatë, ajo theksoi se jo të gjithë e përjetojnë njësoj marrëdhënien me rrjetet sociale. Sipas saj, ka njerëz që preferojnë të ndajnë gjithçka në kohë reale, ndërsa të tjerë zgjedhin ta ruajnë privatësinë.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET