Kim Kardashian tallet me dështimin në provimin e jurisprudencës: Nuk e kalova, e ngrita nivelin...

Kim Kardashian tallet me dështimin në provimin e jurisprudencës:

Kim Kardashian ka vendosur ta trajtojë me humor një nga momentet më të komentuara të viteve të fundit, duke ironizuar dështimin në provimin e jurisprudencës në fushatën më të re për markën e saj të pijeve energjike, “Update”.

Në videon promovuese të publikuar në Instagram, 45-vjeçarja shfaqet e ulur brenda një kutie transparente, në një instalacion që ngjan me një ekspozitë muzeale. Pikërisht aty vjen edhe një nga momentet më virale të reklamës. Një grua e pyet:

A e kaloi ndonjëherë provimin?
Kim përgjigjet pa hezitim dhe me humor:

Jo. Nuk e kalova. E ngrita nivelin.
Me këtë batutë, ajo zgjedh të tallet me veten dhe të kthejë një dështim personal në pjesë të strategjisë së saj promovuese, shkruan Daily Mail.

Reklama vazhdon me Kardashian në një konferencë imagjinare për shtyp, ku ajo u përgjigjet me ironi pyetjeve të gazetarëve.

Kur pyetet se si arrin të bëjë kaq shumë gjëra njëherësh, ajo përgjigjet:

Njerëzit gjithmonë më pyesin për gjithë punën që kam bërë… jo atë lloj pune.

Komenti shihet si një referencë me humor ndaj spekulimeve dhe kritikave që shpesh janë bërë për pamjen e saj fizike.

Në një tjetër skenë, Kim shfaqet në një laborator me një paruke bjonde platini, ndërsa prezanton pijen energjike Update.

Është formuluar nga një ekip ekspertësh, asnjëri prej të cilëve nuk jam unë-thotë ajo me ironi.

Kardashian iu nënshtrua provimit të jurisprudencës në korrik të vitit 2025, por disa muaj më vonë konfirmoi publikisht se nuk kishte arritur ta kalonte.

Megjithatë, reklama e re tregon se sipërmarrësja dhe ylli i reality show-t nuk ngurron të qeshë me veten, duke e kthyer një moment të vështirë në një fushatë kreative për promovimin e markës së saj të re të pijeve energjike “Update”, të cilën e ka bashkëthemeluar me Daniel Solomons dhe familjen Hess.

 

 

 

EMISIONET