55 ditë revoltë qytetare, protestuesit rikthehen sērish në shesh këtë të premte

55 ditë revoltë qytetare, protestuesit rikthehen sērish në shesh

Qytetarët do të mblidhen sërish këtë mbrëmje në sheshin Skënderbej për të vijuar me protestën qytetare antiqeveritare për rrëzimin e klasës politike. 

Dita e sotme shënon 55 ditë revoltë qytetare, protestuesit deklarojnë se dhuna dhe arrestimet e ditëve të fundit nuk i kanë ndalur, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në rrezimin e qeverisë.

Sipas organizatorëve, pakënaqësitë lidhen me akuzat për korrupsion dhe mënyrën e qeverisjes, ndërsa ata kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale. Protestat e fundit janë shoqëruar edhe me tensione mes protestuesve dhe policisë, ku pati përplasje dhe shoqërime të disa qytetarëve në polici. Edhe në tubimin e sotëm pritet që qytetarët të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për largimin e qeverisë.

EMISIONET