Sema: Duhet një bujqësi më inovative për t’u përballur me tregun evropian

Sema: Duhet një bujqësi më inovative për t’u

Xhulio Sema, asistent lektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për sfidat me të cilat përballet bujqësia shqiptare në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Semës, një nga problematikat më të mëdha të sektorit mbetet fragmentarizimi i tokës bujqësore, i cili kufizon mundësitë e fermerëve për të zgjeruar aktivitetin dhe për të rritur prodhimin.

Sema theksoi se për të qenë konkurruese në tregun evropian, bujqësia shqiptare duhet të modernizohet dhe të mbështetet më shumë te inovacioni dhe teknologjia.

Ai nënvizoi se përdorimi i teknologjive moderne dhe rritja e nivelit të inovacionit në sektor do t’i krijonin fermerëve mundësi më të mëdha për zhvillim dhe do të ndihmonin në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e Bashkimit Evropian.

 

EMISIONET