Rodanshiqi: Ekonomia shqiptare funksionon me dy monedha, përfiton qeveria por dëmtohen eksportuesit

Rodanshiqi: Ekonomia shqiptare funksionon me dy monedha, përfiton qeveria

Ekonomia shqiptare po përballet me një situatë ku euroja ka një rol të fortë në treg, edhe pse zyrtarisht monedha vendase mbetet leku. Ekspertja e ekonomisë, Romina Rodanshiqi, në një intervistë për “Ora News”, deklaroi se Shqipëria praktikisht funksionon me dy monedha, çka sipas saj sjell pasoja të ndryshme për sektorët e ekonomisë.

Rodanshiqi u shpreh se përdorimi i euros në transaksione të përditshme ka krijuar një ekonomi ku monedha europiane është bërë pjesë e rëndësishme e qarkullimit financiar.

“Ne de facto kemi dy monedha, por de jure kemi vetëm një monedhë. Kjo situatë ka ndihmuar qeverinë për borxhin e jashtëm në euro, por nga ana tjetër ka goditur eksportuesit dhe biznesin”, tha ekspertja.

Sipas saj, dobësimi i konkurrueshmërisë së eksportuesve prek drejtpërdrejt ekonominë, pasi një ekonomi e qëndrueshme mbështetet te fuqizimi i eksporteve.

Duke folur për çmimet dhe inflacionin, Rodanshiqi theksoi se edhe pse norma e inflacionit është ulur krahasuar me periudhën pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve bazë nuk kanë reflektuar ulje të ndjeshme.

“Çmimet e shportës nuk kanë lëvizur pothuajse fare. Është krijuar edhe psikologjia e çmimit, ku tregtarët mendojnë se konsumatori është mësuar me këtë nivel çmimesh dhe mund ta përballojë”, u shpreh ajo.

Ekspertja nënvizoi se në këtë situatë përfituesit kryesorë kanë qenë qeveria dhe importuesit, ndërsa familjet shqiptare që varen nga remitancat dhe eksportuesit janë ndër grupet më të prekura.

“Qeveria ka arritur të minimizojë koston e borxhit, ndërsa importuesit kanë rritur marzhet e fitimit. Në anën tjetër, familjet vulnerabël dhe eksportuesit përballen me vështirësi më të mëdha”, përfundoi Rodanshiqi.

Romina Rodanshiqi: Lëre po e quajmë para informale, mos ta quajmë euro informale që futet në treg. Çështja është dhe këtu që ne dhe në transaksionet tona e rutinë, nëse kemi monedhë të huaj, mund ta bëjmë. Vende që janë pjesë e Bashkimit Europian, por kanë ruajtur monedhën e vet, nuk i lejojnë as në një strukturë akomoduese madje, nuk të lejon që ti të paguash në monedhën euro.

Tani problemi është këtu që e gjithë kjo strukturë e ekonomisë tonë, e cila ne de facto kemi dy monedha, po de jure kemi vetëm një monedhë, siç tha dhe Edvini, ka ndihmuar qeverinë për borxhin e jashtëm në monedhën euro, nga ana tjetër ka goditur eksportuesit, pra biznesin. Që të godasësh eksportuesit, do të thotë të godasësh ekonominë në tërësi, sepse një ekonomi e fuqishme vjen pikërisht nga eksportet.

Një që jemi në deficit strukturor, por problemi është që edhe që thonë që është mbajtur inflacioni në kontroll për shkak se euro ne na ka sjellë çmime më të ulëta në treg, po ne kemi parë që nga inflacioni që dikur ishte 8.3 nga lufta Rusi-Ukrainë, në mos gaboj 8.3 ka qenë 2: 8.3, 8.4 ka qenë

. Deri në këtë moment për çmimet e produkteve të shportës nuk ka lëvizur fare, as nuk janë ulur as 10 lekë. Po është psikologjia, është dhe psikologjia e çmimit, pra ai tregtari thotë konsumatori është mësuar me këtë çmim.

Me sa duket po, mund ta përballojë. Dhe çfarë? Kemi një përfitues tjetër, pra të gjithë ato që tregtojnë janë importuesit, të themi që janë importuesit. Pra qeveria dhe importuesit. Kanë arritur  që qeveria të minimizojë pra koston e borxhit, ndërkohë që importuesit rrisin marzhet e tyre të fitimit. Pastaj familjet shqiptare që mbahen me remitanca dhe janë pikërisht ato familje që janë vulnerabël, ne e kemi diskutuar, pra janë pensionistët, por jo vetëm. Dhe eksportuesit, siç thamë, pra janë në vështirësi për shkak të gjendjes që kanë.

EMISIONET