Koçiu: 65 milionë euro paketë mbështetëse për pushtetin vendor

Koçiu: 65 milionë euro paketë mbështetëse për

Pushteti vendor do të mbështetet me 65 milionë euro financim shtesë, me synim forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike në të gjithë vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi se, përmes aktit normativ për ndryshimet në Buxhetin 2026, parashikohen investime konkrete për infrastrukturën bazë, ngritjen e flotave logjistike në çdo qark për mirëmbajtjen e territorit dhe menaxhimin e emergjencave, si dhe nisjen gjatë vitit 2026 të modelit pilot të transportit urban me autobusë elektrikë.

Sipas Koçiut, kjo mbështetje financiare synon t’u japë njësive të vetëqeverisjes vendore më shumë mundësi për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për qytetarët.

“Mbështetja për pushtetin vendor është investim në shërbime më të mira, më të shpejta dhe më të orientuara drejt nevojave të përditshme të qytetarëve”, tha Koçiu.

Konkretisht nga viti 2026 nis modeli pilot i transportit urban me autobusë elektrikë, standarde moderne të transportit publik, shërbim më cilësor dhe më miqësor me mjedisin
100%.

Gjithashtu do të ketë një flotë logjistike në çdo qark, Hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale, shërbimet bujqësore vendore, pastrimin dhe mirëmbajtjen e territorit,
menaxhimin e emergjencave dhe transportin urban.

EMISIONET