Ukraina dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e dronëve në të gjithë bllokun

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re për dronë që kombinon ekspertizën e Kievit në fushën e betejës me kapacitetin industrial të BE-së për të zgjeruar prodhimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi marrëveshjen gjatë një fjalimi në Kiev me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.
"Ne duhet të kombinojmë pikat tona të forta. Kjo marrëveshje do të bashkojë zgjuarsinë ukrainase dhe shkallën industriale të Evropës.", tha ajo.
Sipas raportimeve të huaja, Ukraina ka ndërtuar një industri të sofistikuar dronësh që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, duke transformuar një sektor në të cilin më parë kishte ekspertizë të kufizuar.
Kievi ka nënshkruar tashmë marrëveshje të ngjashme me vende të veçanta. Presidenti Volodymyr Zelenskyy nënshkroi tre të tjera në samitin e NATO-s javën e kaluar në Ankara, duke e çuar totalin në nëntë. Marrëveshja përfshin vende dhe kompani në të gjithë BE-në.
“Njohuritë që keni fituar se si të punoni me sistemet e dronëve dhe anti-dronëve janë vërtet unike. Duhet ta shfrytëzojmë këtë së bashku. Sepse i dimë kërcënimet me të cilat përballet Evropa në këtë fushë - kemi parë ndërhyrje dhe alarme në shumë shtete anëtare", i tha von der Leyen Zelenskyy-t.
Von der Leyen tha se BE mund t’i ofrojë Ukrainës kapacitet të gjerë teknologjik dhe industrial, si dhe vende të sigurta prodhimi.

