Tragjedi në Pakistan / Autobusi bie në përrua, mbi 40 viktima dhe disa të plagosur

Tragjedi në Pakistan /  Autobusi bie në përrua, mbi 40 viktima

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua në Pakistan.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Khyber Pakhtunkhwa, menjëherë pasi autobusi kishte kaluar nga rajoni i Balochistan.

Sipas autoriteteve lokale, tetë persona të tjerë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet në zonën malore ku ndodhi ngjarja.

Zëdhënësi i qeverisë së Balochistanit, Shahid Rind, konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, kryeministri i Balochistanit, Sarfraz Bugti, ka urdhëruar mobilizimin e shërbimeve të shpëtimit dhe ndërhyrje urgjente në zonën e ngjarjes.

EMISIONET