Putin thotë se Rusia po kalon një periudhë të vështirë nga e cila ka mësuar shumë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se Rusia po kalon një periudhë të vështirë, por se vendi ka mësuar shumë prej saj, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Duke iu drejtuar konferencës së partisë në pushtet Rusia e Bashkuar përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në shtator, Putin i uroi partisë, të cilën ai e drejtoi më parë, suksese në zgjedhje, raporton TASS.
Putini pranoi gjithashtu të dielën se problemet me karburantin kanë shkaktuar mungesa në rajonet ruse dhe se një grup pune po punon për të siguruar furnizime të mjaftueshme me karburant në të gjithë vendin.
Duke iu drejtuar një takimi me zyrtarë të lartë mbi situatën me shpërndarjen e karburantit, Putin bëri thirrje për masa për të siguruar që sektori bujqësor të ketë furnizime të mjaftueshme dhe tha se po shqyrtohet edhe një ndalim i eksportit të naftës .

