The Sun: Mijëra emigrantë rikthehen në Britani, shqiptarët në krye të listës

Një investigim i publikuar në median britanike “The Sun” ka zbuluar se mijëra emigrantë të deportuar më herët nga Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer sërish në vend në vitet pas dëbimit.
Sipas të dhenave të analizuara në pesë vitet e fundit, janë regjistruar mbi 4,600 raste të hyrjes në territoret britanik nga persona që më parë janë larguar me forcë nga vendi.
Të paktën 723 individë janë deportuar më shumë se një herë nga Britania. Listën e kryesojnë shtetasit shqiptarë me rreth 1,525 raste, duke përbërë më shume se një të tretën e totalit. Pas tyre, pasojnë shtetasin nga Iraku, LItuania, Afganistani dhe Rumania.
Sipas raportimeve, të dhënat e publikuara përfshijnë statistika mbi kthimet vullnetare dhe deportimet në vitin 2025, ku janë regjistruar mbi 26,00 kthime vullnetare dhe 8,600 kthime të detyruara. Sipas shifrave të regjistruara, kostoja mesatare e një deportimi të detyruar në Britani arrin rreth 48,800 paund, çka ka ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e sistemit.
Ky raporti vjen në një kohë kur emigracioni është një nga çështjet kryesore politike në Mbretërinë e Bashkuar. Që prej ardhjes së kryeministrit Keir Starmer në detyrë në korrik 2024, mbi 76,000 emigrantë të futur në shtetin britanik në mënyrë të paligjshme kanë kaluar Kanalin e La Manshit, pavarësisht marrëveshjes me Francën të njohur si “një brenda, një jashtë”, e cila synon frenimin e këtij fenomeni.

