Dy pilotë zviceranë pezullohen para fluturimit, dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit

 Dy pilotë zviceranë pezullohen para fluturimit, dyshohet se

Dy pilotë të një linje ajrore zvicerane janë pezulluar nga detyra pak para një fluturimi nga Gjeneva, pasi u zbulua se kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli një natë para nisjes.

Sipas kompanisë ajrore, pilotët, të cilët do të drejtonin një avion Airbus A220, kishin pirë shumë më tepër se sa duhej gjatë natës para fluturimit. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se ata ishin dukshëm nën ndikimin e alkoolit në momentin kur u paraqitën për detyrë.

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet dhe kompania kanë nisur hetime për ngjarjen, ndërsa dy pilotët janë larguar përkohësisht nga fluturimet deri në përfundimin e procedurave verifikuese. Rasti ka ngritur shqetësime mbi respektimin e rregullave të sigurisë ajrore dhe përgjegjësinë e ekuipazheve para fluturimeve.

Nga ana e saj, linja ajrore sqaroi se dy pilotët u hoqën nga detyra ndërsa ishin ende në hotel dhe u zëvendësuan nga pilotë të tjerë. Ata nuk kanë fluturuar më që atëherë dhe nuk do të kthehen në detyrë derisa të përfundojë hetimi i brendshëm i nisur për të hetuar rastin, ndërsa Swiss nuk publikoi informacion në lidhje me fluturimin specifik.

“Anëtarët e ekuipazhit tonë i nënshtrohen rregullave të qarta dhe të rrepta në lidhje me konsumin e alkoolit. Ata nuk lejohen të marrin përsipër detyrën ose ta kryejnë atë nën ndikimin e alkoolit. Ne kemi kërkesa shumë të larta për sigurinë e fluturimit dhe ekuipazhet tona, dhe nuk tolerojmë as abuzimin më të vogël me alkoolin ”, thekson Swiss.

EMISIONET