Bahrejni akuzon Iranin për sulm me dronë dhe sabotim të përpjekjeve për paqe

Bahreni njoftoi sot se territori i tij është goditur nga disa dronë iranianë, duke akuzuar Iranin për shkelje të sovranitetit të vendit dhe për sabotim të përpjekjeve diplomatike për paqe në rajon.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Bahrejnit dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se dronët goditën territorin e vendit në orët e para të mëngjesit tē sotëm.
Sipas autoriteteve, sulmi përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit kombëtar.
Bahrejni deklaroi se Teherani është plotësisht përgjegjës për incidentin, duke e akuzuar se po minon përpjekjet për uljen e tensioneve dhe rikthimin e stabilitetit në rajon.
Ngjarja ndodh pas shkëmbimit të parë të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që nga arritja e protokollit të mirëkuptimit në mesin e muajit qershor.
Nga ana tjetër, trupat e Gardës Revolucionare Islamike njoftuan se kanë sulmuar objektiva amerikane në rajonin e Gjirit, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane të kryera në territorin iranian.
Përshkallëzimi i fundit i situatës ka shtuar shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për përmbajtje dhe rikthim në dialog.


