Autoritetet britanike shkatërrojnë rrjetin ndërkombëtar! 8 të arrestuar në operacionin e NCA-së

Autoritetet britanike shkatërrojnë rrjetin ndërkombëtar! 8

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila ka goditur një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për drogim dhe abuzim seksual ndaj grave.

Autoritetet britanike bëjnë të ditur se rrjeti vepronte përmes një forumi online, ku anëtarët dyshohet se organizonin dhe koordinonin sulme seksuale ndaj viktimave që ndodheshin nën efektin e drogës.

Hetimet kanë zbuluar se rrjeti kishte shtrirje ndërkombëtare, me anëtarë në dhjetëra vende, ndërsa deri tani janë identifikuar mbi 270 persona të lidhur me platformën.

Sipas NCA, hetimi nisi pas një investigimi gazetaresk në Gjermani në vitin 2025, që zbuloi ekzistencën e forumit ku diskutoheshin këto krime.

Zëvendësdrejtori i NCA-së, Nigel Leary, deklaroi se sulmet seksuale të organizuara po bëhen gjithnjë e më të strukturuara dhe të lehtësuara nga platformat dixhitale.

Autoritetet britanike dhe ndërkombëtare po vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Autoritetet britanike shkatërrojnë rrjetin ndërkombëtar! 8

EMISIONET