Zjarr në një v*rrezë makinash në Kamëz, zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2026, 16:40

Një zjarr ka përfshirë një varrezë makinash në Kamëz, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi që janë përhapur në zonë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të automjeteve, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të izoluar dhe shuar zjarrin.
Sipas informacioneve paraprake, situata po shkon drejt normalizimit. Forcat e Zjarrfikëses së Kamzës vijojnë punën në vendngjarje për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

