Zjarr në Hekal të Mallakastrës, digjen hektarë me shkurre dhe ullinj

Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët janë shfaqur rreth orës 9:00 të mëngjesit, por megjithëse vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, era e fortë në mesditë riaktivizoi flakët.

Zjarrfikësit e Mallakastrës, me ndihmën edhe të reparteve nga Fieri, rinisën operacionin e shuarjes së flakëve. Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, operacioni vijoi edhe me ndërhyrje nga ajri.

Zjarri është shuar, por ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të monitorojnë zonën për çdo të papritur, pasi era e fortë mund të riaktivizojë flakët, sidomos gjatë orëve të natës.

EMISIONET