Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur njëri pas tjetrit.

Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, ku si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e mjetit dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

Forcat policore kanë ndërhyrë në vendngjarje për të bërë më të lehtë qarkullimin e automjeteve dhe për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

EMISIONET