U paralajmërua protestë në zonën e Triportit pranë TEC-eve, vlonjatët 'bojkotojnë' tubimin e thirrur nga Shoqëria Civile

Në Vlorë është zhvilluar një protestë e thirrur nga shoqëria civile në zonën e Triportit, pranë TEC-eve lundruese, ku qytetarët kundërshtonin gardhet rrethuese dhe praninë e tyre në këtë zonë.
Megjithëse protesta ishte njoftuar më herët në rrjetet sociale dhe ishte paralajmëruar si një tubim me pjesëmarrje të gjerë, në vendngjarje u mblodhën rreth 15 persona.
Zona ishte rrethuar nga forca të Policisë së Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për shkak të rëndësisë së objektit.
Pjesëmarrësit në protestë mbanin pankarta dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi zgjati rreth 30 minuta dhe u shpërnda pa incidente.

