(EMRI) 'Dalin në dritë' detajet nga sulmi me a*më në Babrru/ 18-vjeçari goditi drejt një servis celularësh, i riu kishte konflikte me...

Në Kamëz është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrus, ku një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh.

Sipas të dhënave hetimore, i riu është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me pronarin e biznesit dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë automatike në drejtim të objektit.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në fasadën dhe ambientet e brendshme të servisit, pa të lënduar në njerëz.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizuar menjëherë operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit, 18-vjeçari, Rejsi Muça është lokalizuar rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe është vënë në pranga.

Gjatë kontrolleve në zonë është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit automatike e përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET