“Vikinge” ishin francezet/ Nënkampionët e botës kualifikohen me stil në botëror

“Vikinge” ishin francezet/ Nënkampionët e botës

E pamundur që të jepej një mesazh më i fortë se kaq.

Kilian Mbape ndoshta mund të ndihet i dëshpëruar që nuk bëri përpara në garën për Këpucën e Artë, por si një kapiten i vërtetë, ai u ndje padyshim I lumtur që Franca shkatërroi rivalin kryesor të grupit në sfidën direkte.

Nënkampionët e botës triumfuan 4-1 në stadiumin e Bostonit në prani të mbi 64 000 shikuesve, dhe heroi I “gjelave” nuk ishte Mbape, veçse ylli tjetër I sulmit.

Usman Dembele shënoi 3 nga golat, dhe sidomos starti I të besuarve të trajnerit Didie Deshamp ishte I shkëlqyer.

Gjithsesi, Mbape shërbeu dy asiste.

Në 32 minuta u shënuan 3 gola dhe u arrit epërsia 3-1, ndërsa fare në fund, në minutën e katërt shtesë, rrjetën numër 4 e realizoi sulmuesi tjetër I Paris SG, Due.

Franca bëri 18 gjuajtje ndaj 10 të vikingëve, nga të cilat 9 në kuadrat përkundrejt 4, si dhe mbajti topin 57 për qind.

Natyrisht, suksesi duhet marrë disi me rezerva.

Kjo sepse trajneri Solbaken kishte lënë në stol një pjesë të mirë të formacionit, e sidomos yje si Erling Haland dhe Martin Odegard.

Tashmë nis faza me eliminim direkt dhe francezët do të përballen me Suedinë në turin e dytë në 30 qershor, e po në 30 të këtij muaji Norvegjia do të luajë ndaj Bregut të Fildishtë.

EMISIONET