Zjarre në periferi të Vlorës/ Era dhe temperaturat e larta përhapin flakët pranë banesave

Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarre që janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.
Flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke krijuar rrezik për banesat në afërsi.
Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po bëhet kryesisht me mjete rrethanore, pasi automjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në zonë.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa forcat në terren po përpiqen të ndalin përhapjen e flakëve drejt banesave.

