BLLOKOHEN 128 MLN EURO TË “ZVËRNECIT”/ Sekuestrohen llogaritë e “Albanian Land Development”, kompania e Redi Strugës

SPAK sekuestroi 128.3 milionë euro të lidhura me projektin turistik në Zvërnec, ku përfituesi kryesor ishte biznesmeni  Artur Shehut, tashmë i shpallur në kërkim si pjesë e një skeme të pastrimit të parave të një grupi kriminal të trafikut të drogës.  Sipas Prokurorisë së Posaçme, paratë lidhen me transaksione për blerje pronash në zonën ku planifikohet ndërtimi i resortit turistik.

BLLOKOHEN 128 MLN EURO TË “ZVËRNECIT”/ Sekuestrohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro të lidhura me projektin turistik në Zvërnec.

Shuma e parave nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e së cilës është Redi Struga, është lëvruar përmes tre transaksioneve për blerje tokash në zonën bregdetare të Vlorës, ku është parashikuar ndërtimi i një resorti turistik.

Sipas SPAK-ut, mbi 110 milionë euro janë pjesë e një kontrate mes kompanisë “Albanian Land Development”, e cila ka luajtur rol ndërmjetësues në projektin e Zvërnecit me investitorët nga Katari, dhe do t’i kalonin Artur Shehut.

BLLOKOHEN 128 MLN EURO TË “ZVËRNECIT”/ Sekuestrohen
Redi Struga

Ky i fundit është një nga pronarët kryesorë të tokave në zonën bregdetare dhe, që prej kësaj të premteje, është shpallur zyrtarisht në kërkim si pjesë e një skeme të dyshuar për pastrim parash të përfituara nga aktivitet kriminal i një grupi të trafikut të drogës.

Shehu, ndërkohë, prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesa tjetër e shumës së sekuestruar në llogaritë e noteres Amela Mukaj lidhet me dy kontrata që kompania “Albanian Land Development” ka me shtetasit Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj.

BLLOKOHEN 128 MLN EURO TË “ZVËRNECIT”/ Sekuestrohen
Artur Shehu

Masa e sekuestros për shumën prej 128.3 milionë eurosh u miratua dhe u zbatua këtë të premte.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte vendosur nën sekuestro një shumë prej 195 milionë dollarësh në llogaritë e biznesmenit Artur Shehu dhe personave të tjerë, të cilët po hetohen për të verifikuar nëse janë pronarë të ligjshëm të tokave në Zvërnec, ku parashikohet të ndërtohet resorti turistik.

Kjo shumë parash është transferuar nga llogaritë e një kompanie të dy vëllezërve nga Katari, të përfshirë në projektin turistik në bregdetin shqiptar.

Fillimisht, nën sekuestro u vunë edhe llogaritë e sipërmarrësve të huaj, por pas verifikimeve paratë rezultuan të pastra dhe transferimi i ligjshëm. Për këtë arsye, SPAK-u veproi mbi llogaritë e përfituesve shqiptarë.

Për këtë operacion të Prokurorisë së Posaçme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit hetimi do të shërbejë si një sqarim i plotë për çdo pretendim që lidhet me pronësinë e tokave të përfshira në projektin turistik në Zvërnec.

VENDIMI

2. Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura n ë llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

EMISIONET