EMRAT+FOTOT/ Trafik dr*ge dhe pastrim parash, SPAK dhe Policia në aksion! Jepen 20 masa sigurie, në kërkim “pronari” i Zvërnecit dhe ...
Në kërkim Koçeku, Shehu, i lidhur me Zvërnecin, Shtufi arrestohet në Greqi. SPAK lëshon 20 urdhër arreste, “kokat” e skemave ndodhen jashtë. Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës e Holandës. Paratë investoheshin në kompani, ndërtim pallatesh dhe pasuri të paluajtshme. Zbulohen biznesmenët që pastronin paratë e grupeve të trafikut
SPAK goditi dy grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe lëshoi 20 masa sigurie, duke zbuluar një skemë ku paratë e kokainës investoheshin në kompani, pallate dhe pasuri të paluajtshme. Mes të shpallurve në kërkim janë Luçiano Koçeku dhe Artur Shehu, të dyshuar për përfshirje në pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti criminal, ndërkohë që biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, goditi dy grupe të strukturuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesë e të cilëve dyshohen edhe disa biznesmenë të njohur, të akuzuar për pastrim të parave të përfituara nga veprimtaria kriminale.
.
Në total u lëshuan 20 masa sigurie, nga të cilat 15 “arrest me burg” dhe 5 “arrest në shtëpi”, si dhe u urdhërua sekuestrimi i pasurive dhe llogarive bankare.
Grupi i parë i trafikut të drogës drejtohej nga Alfredo Hamzaj, ndërsa anëtarë të identifikuar nga SPAK-u janë Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj, Orest Sota dhe Dritan Aga.
SPAK-u thotë se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ata kanë marrë pjesë në trafikimin masiv të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt disa shteteve të Evropës.
Sipas hetimit, droga trafikohej nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinami, Paraguai, Uruguai, Porto Riko dhe Brazili drejt Evropës, kryesisht në portet e Antverpit në Belgjikë dhe Roterdamit në Holandë.
Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës! Në 2024-ën njëri u dhunua në Palasë!
SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dyshohet se ky grup drejtohet nga vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për një shkak banal.
Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.
Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë
Në kompaninë “S G D Energji’ në Bulqizë me objekt të veprimtarisë Prodhim, tregtim, furnizim, energji elektrike Koçeku rezulton të ketë blerë 30% të aksioneve, prej 2018.
Flete-arrestet jane prere per shtetasit:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi


