Protestat në Tiranë/ Bodi: Ndryshimi i kodit zgjedhor është çelësi për një përfaqësim real të qytetarëve

Protestat e zhvilluara në Tiranë janë nxitur nga pakënaqësia ndaj qeverisjes dhe mungesës së përfaqësimit politik, sipas aktivistit Endrit Bodi. Në një intervistë për “Ora News”, Bodi tha se një nga problemet kryesore që duhet të ndryshohet është sistemi zgjedhor dhe veçanërisht listat e mbyllura të deputetëve.
Sipas Bodit, qytetarët dhe diaspora janë bashkuar në protestë për shkak të asaj që ai e cilëson si keqqeverisje dhe mungesë të zërit të sovranit në vendimmarrje.
“Protesta vjen për disa arsye të ndryshme dhe nga qytetarë të ndryshëm, nga diaspora dhe nga shqiptarë brenda vendit. Arsyeja kryesore është keqqeverisja dhe ajo që na shtyn të kontribuojmë është ndryshimi i kësaj situate”, u shpreh ai.
Aktivisti theksoi se problemi kryesor lidhet me listat e mbyllura të deputetëve, të cilat sipas tij bëjnë që përfaqësuesit politikë të varen nga kryetarët e partive dhe jo nga qytetarët.
“Listat e mbyllura sjellin deputetë që nuk përfaqësojnë qytetarët. Ata emërohen nga kryetarët e partive dhe ndjekin axhendën e drejtuesve politikë”, tha Bodi.
Ai përmendi si shqetësime edhe çështje të tjera, përfshirë ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve, duke renditur katër pika kryesore ku, sipas tij, duhet të fokusohet protesta: dorëheqja e kryeministrit, ndryshimi i kodit zgjedhor, kufizimi i mandateve të kryeministrit dhe shfuqizimi i disa ligjeve të miratuara së fundmi.
Bodi argumentoi se një sistem me lista të hapura do të sillte një përfaqësim më të drejtë të qytetarëve në parlament.
“Unë jam me origjinë nga Dibra, por nuk jetoj atje prej rreth 15 vitesh. Nuk mendoj se duhet të përfaqësoj dibranët nëse nuk njoh nga afër problematikat e tyre. Deputetët duhet të zgjidhen nga qytetarët e zonës dhe jo të emërohen nga listat e mbyllura”, deklaroi ai.
Sipas tij, zgjidhja qëndron te një ndryshim i thellë i sistemit zgjedhor.
“Ne kemi nevojë për një sistem ku sovrani të ketë të drejtën e zgjedhjes. Deputetët nuk duhet të emërohen nga kryetarët e partive, por të marrin besimin direkt të qytetarëve”, u shpreh Bodi.
Duke folur për protestën, ai tha se ajo ka vijuar për rreth 40 ditë dhe e cilësoi si një lëvizje paqësore dhe mbarëkombëtare.
“Jam krenar për këtë protestë dhe për shqiptarët. Nuk do të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë përfaqësim dhe drejtësi”, përfundoi Endrit Bodi.
Ndryshimi i kodit zgjedhor dhe kërkesa për një përfaqësim më të drejtpërdrejtë politik mbeten në qendër të deklaratave të aktivistëve të protestave në Tiranë. Sipas tyre, reforma zgjedhore është një nga hapat kryesorë për të rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet.
Endrit Bodi: Protesta vjen për disa arsye të ndryshme dhe nga qytetarë të ndryshëm dhe nga shqiptarë të ndryshëm, nga diaspora dhe vetë në Republikën e Shqipërisë. Dhe arsyeja kryesore është keqqeverisja. Dhe ajo është, domethënë, arsyeja që na shtyn ne që të vijmë në Shqipëri dhe të kontribuojmë për këtë.keqqeverisje që po bëhet. Nëse shikojmë problemin nga vjen kjo keqqeverisje, unë do të thoja që është arsyeja ,është lista e deputetëve me listat e mbyllura të deputetëve dhe kodi zgjedhor. Sepse nga listat e mbyllura, kryetarët e partive emërojnë deputetët dhe deputetët nuk përfaqësojnë sovranin, nuk përfaqësojnë qytetarët.
Dhe në vend kjo marrëveshje është bërë në 2008-ën, nëse s'jam gabim. Dhe kodi zgjedhor do të jetë pika kryesore që ne duhet të ndryshojmë, që të ndryshojmë Shqipërinë për ne dhe për diasporën. Sepse ne, megjithëse jemi në diasporë, ne jemi pjesë e Shqipërisë dhe gjithmonë do jemi dhe gjithmonë do kontribuojmë. Listat e mbyllura sjellin disa deputetë që nuk përfaqësojnë qytetarët dhe këto deputetë emërohen nga kryetarët e partive dhe ndjekin axhendën e kryeministrit. Dhe merren siç ndodhi shitja e Sazanit, u bë në një jaht të oligarkëve dhe ndiqet axhenda e vetë kryeministrit Edi Rama dhe bëhet shitja në një jaht, shitja e ishullit tonë dhe e pasurive tona kombëtare.
Nuk dua të them që është më pak e rëndësishme anulimi i investimeve, i ligjit të investimeve strategjike, i paketës së maleve, është shumë i rëndësishëm.
Madje të katër pikat që unë mendoj që janë më të rëndësishme dhe që duhet të fokusohemi, dhe protesta ka qenë e fokusuar, dhe duke i parë në shesh për çfarë qytetarët kanë folur, është dorëheqja e kryeministrit, që është e panegociueshme. Pika e dytë duhet të jetë kodi zgjedhor. Dhe pika e tretë është kryeministri duhet të jetë me dy mandate dhe është fair game, është më se e drejtë. Dhe pika e katërt është shfuqizimi i ligjit të aprovuar për investimet strategjike dhe paketa e maleve, së fundmi.
Unë besoj që nëse ndryshojmë kodin zgjedhor, ne do të kemi përfaqësim. Për shembull unë vetë me origjinë jam nga Dibra, dhe në qoftë se qytetarët dhe nuk jetoj atje, dhe në fakt atë nuk më takon t'i përfaqësoj dibranët, sepse unë mendoj që duhet të jetosh në atë zonë dhe t'i njohësh mirë problematikat e zonës. Dhe unë jam i larguar prej rreth 15 vitesh. Dhe në një listë të mbyllur, në momentin që unë zgjidhe janë disa pak deputetë, më fal që dua ta shtoj këtë pjesë, që janë disa pak deputetë që janë zgjedhur në listë të hapur dhe bravo u qoftë, dhe kam respekt. Por për listën e mbyllur jam kundër listës së mbyllur dhe të ndryshojë. Ajo duhet të jetë, është një ndryshim.
Sepse në qoftë se mbyllet unë nga Dibra, që nuk e përfaqësoj. në qoftë se unë do jetoja në Dibër dhe zgjidhem nga qytetarët e Dibrës, nga qytetarët e Peshkopisë, e qytetit dhe marr votat, më votojnë, mund të marr rreth 15 mijë, 20 mijë vota, dhe pastaj vjen dikush me listë të mbyllur në vendin tim nga Fieri dhe bën këtë përfaqësim në Dibër, nuk është zgjedhja e qytetarëve, nuk është zgjedhja e sovranit. Ne kemi nevojë për një sistem maxhoritar. Ku sovrani ka të drejtën e votës dhe të zgjedhjes.
Që këto deputetë mos të emërohen nga kryetarët e partive dhe të bëhet, të kthehet në një oënership, autokraci që unë jam pronari dhe unë emëroj dhe unë marr vendime. Zgjidhja është kodi zgjedhor. Që këto deputetë të përfaqësojnë qytetarët. Dhe në 2008-ën është një vendim që na ka sjellë sot këtu ku jemi. Por është shumë e vështirë me sistemin që është krijuar të momentit, sidomos edhe për qytetarët shqiptarë po flasin, janë nga krahina të ndryshme, janë nga e gjithë Shqipëria. Dhe më në fund kemi zë dhe i kemi dalë kundra kësaj padrejtësie që po i bëhet Shqipërisë. Nuk do ndalemi. 39 ditë, 40, ne duhet t'i tregojmë rezistencë më shumë se vetë kryeministri dhe qeveria.
Dhe duhet t'i tregojmë më të fortë se ato dhe duhet të dalim çdo ditë. Dhe kjo protestë ka qenë një shembull, mbarëkombëtar, ka qenë një protestë paqësore rreth 40 ditë pa incidente. Dhe jam krenar. Jam krenar për protestën, jam krenar për shqiptarët. Dhe unë nuk do dorëzohem dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mos të dorëzohen dhe ta vazhdojmë këtë luftë sepse ne nuk po prezantohemi, nuk po përfaqësohemi nga kjo qeveri, nuk po përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

