Plagoset me th*kë i riu në Shëngjin, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 17:46

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës në zonën e Kunes, në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa personi i plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e të riut.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

