Policia zbraz hapësirën para Kryeministrisë/ Hiqen karriget dhe këpucët e lëna nga protestuesit

Policia zbraz hapësirën para Kryeministrisë/ Hiqen karriget dhe

Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm për të larguar karriget dhe sendet e vendosura përpara godinës së Kryeministrisë nga protestuesit, të cilët prej ditësh qëndrojnë në shesh, përfshirë edhe orët e natës.

Gjatë aksionit janë hequr karrige të vendosura në zonë, si edhe disa këpucë që ndodheshin pranë shkallëve të godinës.

Protesta e qytetarëve vijon prej më shumë se 28 ditësh, me tubime të përditshme në orën 19:00 në sheshin përpara Kryeministrisë. Pas grumbullimit, protestuesit nisin marshimin dhe ndalojnë përpara godinës qeveritare, ku mbajnë fjalime dhe përsërisin thirrjet për ndryshim politik.

Më pas, tubuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, një praktikë që në ditët e fundit ka sjellë edhe procedime ndaj disa protestuesve.

Organizatorët kanë paraqitur një sërë kërkesash, mes tyre dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe anulimin e disa ligjeve që sipas tyre prekin interesin publik dhe mjedisin.

 

EMISIONET