"Mos m’u afroni, do të vr*s veten"/ Policia e Fierit vijon negociatat për vetëdorëzimin e Ferit Buzit, zona mbetet e rrethuar

"Mos m’u afroni, do të vr*s veten"/ Policia e Fierit vijon

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Roskovec vijon të jetë i rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa operacioni për kapjen e tij është ende në zhvillim.

Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, bëri të ditur se 35-vjeçari refuzon të dorëzohet dhe gjatë negociatave ka kërcënuar se do t’i japë fund jetës.

Në një komunikim për mediat, Ahmeti informoi se autori vijon të bëjë rezistencë, duke përsëritur: "Mos m’u afroni se do të vras veten."

Sipas Policisë, përreth zonës është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, ndërsa negociatat për dorëzimin e 35-vjeçarit po zhvillohen nga strukturat e specializuara. Në këtë proces nuk janë përfshirë familjarët.

"Është krijuar një perimetër i gjerë për lokalizimin e tij. Negociatat për dorëzimin po vijojnë nga strukturat e posaçme të Policisë."-thonë blutë e Fierit.

35-vjeçari Refit Buzi se vrau ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa Belere Plaka mbeti e plagosur.

Hetimet janë përqendruar te konfliktet pas ndarjes së çiftit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se autori nuk e pranonte ndarjen e kërkuar nga ish-bashkëshortja.

Paralelisht, po verifikohet edhe një pistë që lidhet me mosmarrëveshje familjare dhe çështje ekonomike, pasi 35-vjeçari kishte jetuar për disa vite në Angli dhe dyshohet se i kishte dërguar para ish-bashkëshortes.

Policia vijon operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

 

EMISIONET