MBI 1.3 MILIONË TURISTË NË QERSHOR/ Vizitorët e huaj u rritën me 1.6 për qind në qershor

Fluksi i sezonit të verës ka nisur me mbi 1.3 milionë turistë të huaj të cilët kanë vizutuar Shqipërinë.

Për qershorin u regjistrua një rritje e lehtë me 1.6% më shumë vizitorë nga shtetet e tjera krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndërsa për gjysmën e parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri mbi 5 milionë shtetas të huaj, kryesisht nga vendet në kontinentin evropian.

Në 98% të rasteve, arsyet e këtyre udhëtimeve drejt Shqipërisë gjatë muajit në fjalë kanë qënë për pushime apo vizita ditore.Ndërsa mbi 20 mijë të huaj kanë ardhur në Shqipëri për arsye personale, sipas raportit të institutit.

Po ashtu 66% i këtyre turistëve kanë qënë nga Evropa Jugore dhe Lindore.

Shqiptaërt e Kosovës, qëndrëojnë në krye të kësaj liste me 437 mijë vizitor gjatë muajti qershor. Ndërsa Turistët italianë mbeten besnikë ndaj plazheve shqiptare, me 136 mijë vizitorë nga vendi përtej Adriatikut.

Në vendin e tretë dhe të katërt kanë kontribuar në fluksin veror dhe shtetasit nga vendet fqinje, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ndjekur më pas nga Polonia.

Rritje kanë edhe shifrat nga shtetet e tjera Evropiane ku vetlm nga Brirania kanë hyerë 50 mijë turistë, të ndjekur nga gjermanët, francezët me rreth 40 mijë vizitorë nga secili shtet.

Afro 28 mijë amerikanë po ashtu kanë vendosur që të kalojnë oqeanin për të kaluar disa ditë pushimesh në Shqipëri.

 

EMISIONET