Nga Fox News deri te CNN London/ Mediat e huaja i kërkojnë SPAK informacion për hetimet

Nga Fox News deri te CNN London/ Mediat e huaja i kërkojnë SPAK

Gjatë muajit qershor, SPAK ka qenë në qendër të kërkesave për informacion nga mediat e huaja, lidhur me interesin që ato kanë shfaqur për çështje të ndryshme që po hetohen nga organi i akuzës.

Konkretisht, kërkesa për informacion kanë ardhur nga media si Anadolu Agency, CNN London, RAI Tre, New York Times London, MSNBC, CNN dhe Journalist/Belgium, ndër të tjera.

Një pjesë e mediave të huaja janë interesuar për zonat e mbrojtura, investimet në Sazan, si dhe për projektin për të cilin prej 54 ditësh vijon protesta në Tiranë. Për këto çështje, SPAK u ka kthyer përgjigje mediave, por ka ruajtur një qëndrim të rezervuar, duke mos dhënë detaje të hollësishme për hetimet në proces.

Ajo që bie në sy është kërkesa e Fox News, e cila ka pyetur SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Në përgjigjen e kthyer një ditë më pas, SPAK ka bërë me dije se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka nisur asnjë hetim ndaj projektit të lidhur me Kushner, pa dhënë detaje të tjera mbi çështjen.

 

 

EMISIONET