Marshimi i ditës së 39-të/ Protestuesit "pushtojnë" rrugët e Tiranës dhe vijojnë thirrjet për ndryshim

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën e përditshme kundër qeverisë.
Qytetarët, të pajisur me flamuj dhe pankarta, po lëvizin në grup përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim.
Protesta ka hyrë në ditën e 39-të, me pjesëmarrësit që vijojnë tubimet e përditshme dhe marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë marshimit janë përsëritur thirrjet për një protestë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

