Helmohen sërish kursantët e policisë nga “Sori -Al”, Xama: AKU çliroi biznesin pas helmimit të parë. Policia, asnjë masë sigurie
Ushqimet katering të kompanisë “Sori -Al”, dyshohet se kanë hemluar sërish brenda 2 muajsh studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se AKU e çliroi aktivitetin e kompanisë “Sori -Al”, pas helmimit të parë të studentëve në maj, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë veprim ndaj personave të dyshuar, ndryshe nga hera e kaluar kur shpalli në kërkim administratoren e kompanisë.
Gazetarja Ola Xama: Aktiviteti i bllokuar dhe pas një riinspektimi u çlirua. Ngjarja e parë ndodhi më 7 maj kur u helmuan studentët me makarona që ishin infektuar me stafilokok dhe isheria koli. Pas rezultateve AKU bëri bllokimin e Sori-Al dhe një gjobë 1.5 milionë lekë.
AKU tha se bëri inspektim dhe u tha se kushtet higjenike janë brenda standardeve.
Prokuroria thotë se si ka patur dy qëndrime të ndryshme brenda kësja kohe.
Dhe Kompania Sori-al rrezokoi sërish shëndetin e studentëve.
Policia nuk ka asnjë masë sigurie apo kërkesë për t’u paraqitur para autoriteteve. Ndërsa herën e parë shpallën në kërkim administratoren.

