FOTO+VIDEO/ Aksident i frikshëm në rrugën e vjetër Fier–Vlorë, “BMW”-ja përplaset me kamionçinën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë.

I dëmtuari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, uniformat blu po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

FOTO+VIDEO/ Aksident i frikshëm në rrugën e vjetër

EMISIONET