Klopp zbulon se si dështoi të merrte Mbappe-n te Liverpooli: Fluturuam 1 orë në ajër …

Klopp zbulon se si dështoi të merrte Mbappe-n te Liverpooli: Fluturuam

Trajneri i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka zbuluar një prapaskenë interesante rreth përpjekjes së tij për të transferuar Kylian Mbappe te Liverpooli në verën e vitit 2017, duke e cilësuar atë si “transferimin e parealizuar më të kushtueshëm” të karrierës së tij.

Deklarata e teknikut gjerman erdhi pak orë përpara çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut. Pas përfundimit të ndeshjes, Klopp, i cili ishte i pranishëm pranë fushës si komentator për Magenta TV, u përshëndet ngrohtësisht me sulmuesin francez. Të dy shkëmbyen një buzëqeshje dhe një përqafim, moment që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Duke kujtuar tentativën për ta bindur Mbappen të transferohej në “Anfield”, Klopp tregoi se gjithçka ishte organizuar në fshehtësi të plotë.

“Ishte transferimi i parealizuar më i kushtueshëm i jetës sime”, tha ai me humor.

Sipas Klopp, ai udhëtoi me një avion privat nga Blackpool drejt Nicës për t’u takuar me talentin e atëhershëm të Monacos dhe familjen e tij.

“Fluturuam për një kohë në ajër ndërsa po drekonim. Nuk mund të lejonim që dikush të na shihte”, rrëfeu trajneri gjerman, duke zbuluar një nga historitë më të veçanta të merkatos së viteve të fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të Liverpoolit, Mbappe vendosi të vazhdonte karrierën te Paris Saint-Germain, duke refuzuar kalimin në Premier League.

“Ishte fantastike, por në fund ai zgjodhi Parisin”, u shpreh Klopp, duke theksuar se nuk ka pendesë për mënyrën se si rrjedhën ngjarjet.

Tekniku gjerman zbuloi gjithashtu se Mbappe nuk ishte i vetmi futbollist francez që Liverpooli kishte tentuar të transferonte. Ai pranoi se gjatë viteve kishte provuar të bindte edhe Ousmane Dembelen dhe Adrien Rabiot, duke nënvizuar se futbolli francez ka qenë një nga burimet kryesore të talenteve që ai ka ndjekur gjatë drejtimit të klubit anglez.

EMISIONET