Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me

Jamine Yamal, siç dihet, di të jetë protagonist si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Talenti i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, i angazhuar me "La Roja-n" në Kupën e Botës 2026, ka tërhequr vëmendjen edhe për një gjest romantik ndaj të dashurës së tij, Inés García.

Sipas asaj që raporton media spanjolle El Desmarque, futbollisti i lindur në vitin 2008 ka surprizuar influencuesen me dy bizhuteri me vlerë të lartë, duke treguar lidhjen e fortë mes tyre ndërsa Spanja synon triumfin në Botëror

Dy varëse me vlerë totale 45 mijë euro

Sipas raportimeve, Yamal i ka dhuruar partneres së tij një varëse të parë me vlerë rreth 30 mijë euro. Kjo bizhuteri thuhet se është parë tashmë e mbajtur nga Inés García në tribunat e stadiumeve gjatë ndeshjeve të kombëtares spanjolle.

Por kjo nuk ka qenë dhurata e vetme. Sulmuesi i Barcelonës i ka dhuruar asaj edhe një varëse të personalizuar me inicialet "LY", vlera e së cilës llogaritet rreth 15 mijë euro.

Botërori mbetet prioriteti kryesor

Ndërsa jeta e tij private vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave spanjolle, Lamine Yamal mbetet i fokusuar kryesisht te futbolli.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, talenti i Barcelonës është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në këtë Kupë Bote dhe synon të udhëheqë "La Roja-n" drejt fitimit të titullit botëror, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.

EMISIONET