Detaje të reja/ Atentati në Sarandë, stabilizohet gjendja e të pl*gosurit në Janinë

50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë dhe i transportuar më pas në spitalin e Janinës, tashmë ka dalë nga rreziku për jetën.

Burime pranë spitalit të Janinës bëjnë me dije se janë evidentuar në trupin e tij 3 plumba me armë zjarri, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbisht.

Plumbat nuk kanë prekur asnjë organ jetësor dhe, pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ku iu dhanë dy flakonë gjak, si dhe mjekimit më të specializuar nga kirurgët grekë, gjendja e të plagosurit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, sapo ka zbardhur dita e sotme, grupi hetimor ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe, në një perimetër të gjerë, po mbledh kamera sigurie dhe elementë të tjerë, ndërkohë që njëkohësisht po merren edhe disa persona në pyetje.

EMISIONET